“Adios” Barcelona, nënshkruan në Man City (FOTO)

Manchester City është shumë pranë transferimit të portierit të Barcelonës, Claudio Bravo.

Merkato

16/08/2016 08:29

Manchester City është afër zyrtarizimit të një përforcimi të ri.

Menaxheri i ri i “Citizens”, Pep Guardiola ka paraqitur ofertë me vlerë prej 25 milionë euro për transferimin e portierit të Barcelonës, Claudio Bravo.

Reprezentuesi i Kilit kërkohet nga Guardiola për portën e skuadrës nga Etihad Stadium, të cilën ai nuk ia beson anglezit, Joe Hart, përcjell “Lajmi.net”.

Madje, edhe gjiganti katalan nuk është kundër largimit të Bravos, i cili duket të jetë i interesuar të luajë për Manchester Cityn ku do të ketë më shumë hapësirë për lojë për dallim nga rotacioni i trajnerit të Barcelonës, Luis Enrique.