Adelina Tahiri, ”Ndihem mirë single, do i përkushtohem muzikës”

''Kam zmadhuar buzët, aktualisht studente në tre fakultete, i bëj për babin (qesh)''

ShowBiz

19/02/2015 12:18

Bashkëpunimi i fundit i saj është me këngëtaren e re Eugena Aliu dhe gjithmonë jemi mësuar atë të shohim në duete me këngëtarë të rinjë e asnjëherë me të njohur, por si duket kohëve të fundit ka arritur ta kuptoj vet këtë. ”Kam dashur gjithmonë suksesin ta bëj vet dhe mos të kem probleme nuk do të thotë se nuk bëj bashkëpunime me këngëtarë të njohur, së shpejti besoj do të ndodh me një shumë të njohur”, thekson këngëtarja Adelina Tahiri në një bisedë të fundit.

Ajo flet edhe në lidhje me thashethemet si dhe problemet që ka hasur gjatë gjithë kohës që është në skenë, ku është dashur të konsultohet edhe me psikiatër sepse ka pasur raste kur është ndier keq.

”Tash unë isha betuar në gjithcka se nuk do lexoj gazeta e të gjithë familjarëve ju kam thënë që mos më lajmërojnë për lajmet e mia që do lexojnë gjithandej. Kam pas biseduar me një psikiatre e cila është dhe mikeshë e imja dhe i thash pse jam aq e ndieshme dhe e prekshme me atë që dëgjoj për veten, më ka thën se për një njeri të suksesshëm dhe të njohur do flitet gjithmonë, kështu që vendosa mos të mendoj keq për veten, fundja kur të plakem unë nuk do flitet për mua (qesh)”.

E sa i përket ndërhyrjeve kirurgjike, përvec syve që operoi para disa vitesh, këngëtarja ka zmadhuar edhe buzët. ”I kam bërë buzët, dua të jem e sinqertë, nuk është se nuk kam pasur buzë por pasi vërehet tek unë dhe nuk dua ta fsheh, tek unë vërehet cdo ndryshim i bërë”, shton më tej këngëtarja e njohur e cila vetëm pak kohë më parë ishte pre e një sulmi ndaj profilit në Instagram.

”Jam aq e pabesueshme se si mund t’i futet dikush në privatësi dikujt, nuk e di kush ka pasur kohë të meret, nuk e di se si kanë kohë njerëzit të meren me mua apo me dikë tjetër”.

E sa i përket jetës private, Adelina thotë se është beqare. “Adelina është single dhe ndihet mirë, do i përkushtohem muzikës më shumë, ndihem emocionalisht mirë, janë gjëra që i ndodhin secilës femër, unë jam mirë dhe kjo është e rëndësishme, gjithcka që keni parë ka qenë e vërtetë kam qenë në një lidhje dhe jam ndarë por nuk dua të flas më shumë rreth kësaj. Unë jam aktualisht në tre fakultete dhe të gjitha gati në përfundim, jam në biznes menaxhment, marketing dhe në mardhënie ndërkombëtare, vetëm për babin i bëj fakultetet (qesh), ti mbaroj dhe t’ia coj diplomat. Lexoj libra që mos të dal si biondet por dua të dëshmoj se biondet janë të mencura (qesh)”, përfundon bisedën e saj këngëtarja e njohur.