Adelina Ismaili mbyll llogarinë në Instagram, nuk e zbulon arsyen

Këngëtarja e njohur, Adelina Ismaili ka hequr dorë nga rrjetet sociale gjatë kësaj periudhe.

ShowBiz

23/10/2018 21:36

Në bazë të kërkimit që kemi bërë në Instagram duket se artisja ka mbyllur llogarinë e saj personale, shkruan lajmi.net

E për këtë nuk është dhënë ndonjë arsye por që në imazhin e publikuar nga grimerja, Sellma Kasumoviç besohet se ajo po vjen me diçka të re.

“Sshh, mos e boni të madhe se diçka po vjen , a thu çka?!”, janë fjalët e grimeres.

Adelina bëri rikthimin në muzikë me projektin e lansuar para 5 muajve “T’IQJA”, që u mirëprit nga fansat kurse tani presim befasinë e radhës. /Lajmi.net/