Adele ende nuk e ka mposhtur frikën nga skena

Adele ka thënë se ka qarë tërë ditën pas performancës që pati në Grammy Awards.

ShowBiz

18/02/2016 17:19

Gjatë paraqitjes në emisionin e Ellen DeGeneres “The Ellen Show” të mërkurën, ajo është treguar shumë e kapur me nikoqiren, duke i treguar të gjitha vështirësitë teknike me të cilat u ballafaqua në mbrëmjen e së hënës me performimin e këngës “All I Ask”.

“Përgjatë pushimit, diçka ka shkuar gabim me mikrofonat dhe gjithçka shkoi gabim”, ka thënë Adele.

Më pas ajo ka folur për pjesën pas performancës, për të cilën thotë se e ka lënë të turpëruar.

“Kam çarë tërë shumë, tërë ditën. Të them të drejtën mund të kem qarë edhe nëse gjithçka do të shkonte miër. Qajta pa pushim, e lashë veten të zhytem në lot, por tani gjithçka është mirë”.

Këngëtarja ka thënë se gjithmonë ka frikë e ndjehet nervoze para performimit. Në fakt Adele i frikësohet skenës më shumë se kurrë, sidomos pas thyerjes së rekordeve me albumin e saj më të ri “25”.

“Sa më e suksesshme të bëhem, aq më shumë presion kam”./klankosova