Acarohen edhe më tej raportet: Serbia i ndalon hyrjen ministrit kroat të Mbrojtjes

Ndalimi i hyrjes së ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksander Vulin, në Kroaci ka nxitur masa reciprociteti nga Serbia.

Lajme

26/04/2018 16:31

Qeveria serbe sot ka vendosur që ministri i Mbrojtjes i Kroacisë nuk do të jetë i mirëpritur në të ardhmen në territorin e shtetit serb, transmeton lajmi.net.

“Qeveria serbe beson se këto veprime të Kroacisë janë kundër marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe respektit reciprok të bazuar në vlerat evropiane, që përfshinë lëvizjen e lirë të njerëve”, thuhet në komunikatën e qeverisë serbe.

Ky vendim i qeverisë serbe duket se do të acarojë edhe më shumë raportet mes Serbisë dhe Kroacisë, raporte këto që pësuan një goditje pasi kryetari i Partisë Nacionaliste, Vojisllav Sheshel, gjatë një vizite të delegacionit kroat në Serbi, shkeli dhe fyejti kroatët dhe simbolet e tyre./Lajmi.net/