Abrashi: Rreth 400 mijë euro të ndara për shërbime sociale, nga janari këtij viti

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka treguar se që nga janari i këtij viti janë shpërndarë për shërbime sociale rreth 400 mijë euro.

Lajme

19/03/2017 08:21

Ai gjatë një vizite që ka pasur në disa OJQ në Rahovec ka thënë se janë duke punuar në krijimin e një granti specifik që këto OJQ të funskionojnë rregullisht, dhe mos të varet nga projektpropozimet, pasi janë OJQ specifike.

Ky është shkrimi i plotë i Abrashit në Facebook:

Sot me Ministrin Hoti, vizitova organizatën “Hareja” në Rahovec e cila përkujdeset, ofron shërbime dhe organizon aktivitete tjera, për gratë, fëmijët me aftësi të kufizuara, viktimat e dhunës etj.

Organizatat sikur kjo, dhe këto që kanë përfituar grante ketë vit nga MPMS, paraqesin një tërësi organizatash të cilët nga paslufta ballafaqohen me sfida financiare, përkundër një pune masive dhe vullneti të pashoq për të përkrahur grupet e margjinalizuara, grupet në nevojë, grupet e stigmatizuara dhe shumë kategori tjera.

Jemi duke punuar në krijimin e një granti specifik në kuadër të buxhetit komunal, në mënyrë që këto organizata të kenë qëndrueshmëri financiare dhe të funksionojnë rregullisht, e jo të varen nga projekt propozimet./Lajmi.net/