Abrashi pret balotazh me Shpend Ahmetin në Prishtinë

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi ka thënë se sikur partia e tij ta nominonte më herë në këtë garë, nuk do ta kishte pasur problem që të triumfonte që në raundin e parë.

Lajme

22/09/2017 23:30

Por me që nominimi është bërë vonë, ai ka thënë se në kryeqytet do të ketë balotazh, njofton Klan Kosova.

“Qysh i kam parë zgjedhjet e fundit nacionale do të ketë balotazh”, ka thënë Abrashi.

Në pyetjen, “Mes juve edhe Shpend Ahmetit?Abrashi është përgjigjur “Besoj që po”.

Ai më tej ka thënë se nuk e ka problem që të bashkëpunojë edhe me partitë tjera, por që fillimisht ka thënë se ka prioritet që t’i fitojë zgjedhjet