Abrashi me një premtim interesant për ata që s’gjejnë punë – Lajmi.net
Abrashi me një premtim interesant për ata që s’gjejnë punë
Autori: Lajmi.net LajmeZgjedhjet Lokale 2017 13:48, 13 October 2017
Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, gjatë një takimi me qytetarë dhe biznese në lagjen “Tophane”, ka thënë se nga Fondi i Punësimit do të përfitojnë qytetarët, por edhe bizneset, të cilat do të nxiten që të marrin punëtorë të rinj nëpërmes subvencionimit të pagave të tyre nga 6 deri në 12 muaj.

 

Ai tha se Fondi i Punësimit në vlerë 1 milionë euro në vitin e parë, nuk ka kuptim pa bashkëpunim me biznese.

“Ne do të përkrahim idetë për biznese ‘start-up’ dhe bizneset ekzistuese me grante, por do të subvencionojmë edhe pagat e të rinjve dhe personave të tjerë, për t’ju mundësuar më lehtë përfshirjen në tregun e punës”.

Sipas tij, gjatë përpilimit të projektit për Fondin e Punësimit, ka vërejtur se të rinjtë kanë më së shumti problem që të përfshihen në vitin e parë të punës dhe më pastaj krijojnë përvoja dhe gjinden shumë më lehtë në tregun e punës.

“Për këtë arsye të gjitha ata që kanë vështirësi me gjet punë, do t’ua subvencionojmë pagat deri një vit, në mënyrë që më pastaj të kenë punësim të qëndrueshëm”, potencoi Abrashi.

abro1 abro2 abro3

Fjalët kyçe: Abrashi, LDK, Prishtina, Tophane

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Berry Rush
  • Play Bow Master
  • Play Urban Basketball
  • Play Bubble Trouble