AAK e vlerëson madhështore protestën në mbështetje të Haradinajt

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e ka vlerësuar madhështore protestën e mbajtur sot në Prishtinë në mbështetje të Ramush Haradinaj, I cili është ndalur nga autoritetet franceze, nga një fletë-arrest i Serbisë.

Lajme

21/01/2017 13:50

Në një komunikatë për media AAK ka thënë se këtë protestë në të cilën morën pjesë mijëra qytetarë, e bënë madhështore mbështetja e të gjithë qytetarëve pa dallim moshe e orientimit politik.

“Dhjetëra mijëra qytetarë, nga të gjitha viset shqiptare, sot janë rreshtuar në krah  të ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, në një protestë madhështore në Prishtinë, ndër më të mëdhatë të mbajtura ndonjëherë”

“E vlerësojmë madhështore këtë protestë, për faktin se në mbështetje të Liderit Ramush Haradinaj, janë vënë qytetarë të të gjitha moshave e përcaktimeve politike e kulturore”, thuhet në komunikatën e AAK-së, përcjell lajmi.net.

Sipas AAK-së mesazhet e shpalosura në protestën e sotme, se ndalimi i Ramush Haradinajt në Francë, është përpjekje për ta ndalur Kosovën, se prekja e Ramush Haradinajt do të thotë, me i prekë themelet e Kosovës dhe se ndalja e tij është politike dhe nuk ka të bëj me drejtësinë, sot janë mesazhet e Kosovës dhe të qytetarisë së saj!

AAK, u shpreh mirënjohje të gjithë pjesëmarrësve në protestën e sotme në Prishtinë e kudo tjetër, dhe e vlerëson lart dinjitetin e treguar në kundërshtim e ndalimit të tij në Francë, dinjitet i cili e karakterizon më shumë se këdo tjetër, vetë Kryetarin Haradinaj!/ Lajmi.net/