A po bashkohen sërish grupi “Skillz”?

Ka kohë që reperi Skivi nuk është pjesë labelit, "BabaStars".

ShowBiz

13/11/2018 20:19

Skivi ka një vit që nuk është pjesë e grupit, BabaStars e kjo dëshmohet edhe me dy projektet e fundit muzikore të cilat nuk janë publikuar në kanalin e grupit por të Skivit, shkruan lajmi.net.

Megjithatë, ai është duke punuar i vetëm dhe nuk kemi parë ndonjë afirmitet me grupet e tjera.

Por, ajo që së fundmi bie në sy është kur në llogarinë e tij, Instagram ka ndjekur reperin, Ledri Vula dhe menaxherin e tij, Faton Shoshin.

Sidoqoftë, presim të shohim në vazhdim se çfarë po ‘zihet’ në mes tyre a janë pajtuar apo jo reperët në fjalë edhe pse dikur ishin miq të ngushtë. /Lajmi.net/