A është e mundur të filloni një biznes me shokun tuaj?

Për shumë njerëz përkrahja e një shoqërie të fortë është pikërisht ajo çfarë i duhet që të fillojnë një kompani nga e para. Sidoqoftë, dinamika e shoqërisë jo gjithmonë përkthehet siç duhet në një partneritet biznesi. Atëherë cilat janë grackat e të shkuarit në biznes me një shok, a ia humbin peshën rreziqeve për fitimet,…

Lajme

27/02/2014 21:40

Për shumë njerëz përkrahja e një shoqërie të fortë është pikërisht ajo çfarë i duhet që të fillojnë një kompani nga e para.

Sidoqoftë, dinamika e shoqërisë jo gjithmonë përkthehet siç duhet në një partneritet biznesi.

Atëherë cilat janë grackat e të shkuarit në biznes me një shok, a ia humbin peshën rreziqeve për fitimet, dhe cili është sekreti i suksesit?

Për modelen e famshme të kostumeve të banjës, Nell Robinson (27 vjeçe), dhe shoqen e saj Ann Marie Clark (29 vjeçe), e cila për detyrë e ka të zgjedhë produktet më cilësore, rreziku  më i madh i lëshimit të markës së tyre “Bang Swimwear” ishte humbja e shoqërisë.

“Çështja kryesore ishte se ne kurrë nuk lejuam asgjë negative që ndodhte në biznes të ndikojë në shoqërinë tonë”, thotë Znj. Clarke.

“Në fillim ishim shumë të kujdesshme, duke mos dashur që t’i lëndojmë ndjenjat e njëra-tjetrës, por tani jemi mësuar të jemi “brutalisht të sinqerta” me njëra tjetrën kur bëhet fjalë për biznesin ashtu që të mund të krijojmë vijën më të mirë të mundshme.”

“Bang” është ende një kompani e re, por deri tani zhvillimi duket premtues, me shitje të shëndoshë, me blerës si modelja Cara Delevingne dhe këngëtarja Rihanna, dhe një koleksion të ri veror gati për t’u lëshuar në treg.

“Ne ia kuptojmë pikat e forta dhe të dobëta njëra tjetrës.”  

Kufij të ‘mjegulluar’

Mjegullimi i kufijve mund të jetë i komplikuar për shokë në biznes. Alexis Miesen, 38 vjeçe, dhe Jennie Dundas, 43, ishin cimere dhe shoqe para se të fillonin kompaninë e tyre që ndodhet në Bruklin, me emrin Blue Marble Ice Cream, në vitin 2007.

Jennie Dundas (në të majtë) dhe Alexis Miesen (në të djathe) thonë se ato mundohen t’I lejojnë njëra-tjetrës mjaft hapësirë personale që te mbajnë një ekuilibër të shëndoshë punë-jetë.

“Ndonjëherë është vështirë të dish kur të sillesh si shoqe, e kur të sillesh si partnere biznesi, ose kur – dhe si – të sillesh si të dyjat në njëjtën kohë,” pranon Znj. Miesen.

“Kufijtë, rolet dhe pritshmëritë mund të turbullohen.”

“Jennie dhe unë kemi shije estetike shumë të ndryshmë dhe personale, dhe në rast të mospajtimit me diçka lidhur me dizajn, është e vështirë të vazhdosh bisedën në lidhje me biznesin, pa e bërë një konfrontim personal sepse këtu përfshihen ndjenjat tona personale.”

“Një kritikë ose përjashtim mund të të lëndojë, posaçërisht kur aksionet janë lart dhe emocionet si stresi dhe dyshimi janë në ajër.”

Sidoqoftë, është diçka qëtë dyjat e kanë të qartë, dhe kryesisht e kanë lënë pas.

“Me kalimin e kohës, mendoj se kemi mësuar si të komunikojmë në mënyra të respektueshme dhe konstruktive dhe si t’i japim ndjenjave dhe ideve të njera tjetrës konsiderimin që e meritojnë,” thotë znj. Miesen.

“Kjo nuk do të thotë që jemi gjithmonë të suksesshme në këtë drejtim, por definitivisht mundohemi!”

Biznesi i Blue Marble është duke lulëzuar, dhe dëshira për akullore cilësore shpërndahet edhe jashtë Bruklinit.

Në vitin 2012 u bë kompania e parë e certifikuar organike e akullores në qytetin e Nju Jorkut, dhe poashtu e themeloi objektin e vet të prodhimit në Bruklin.

Atëherë cfarë këshille do të jepte znj. Miesen për ata të cilët dëshirojnë të ndjekin të njëjtën rrugë?

“Duhet të hyni në këtë projekt me një vision të qartë dhe të përafërt.”

“Dhe sado që e doni, respektoni dhe besoni njëri-tjetrin, do të këshilloja të angazhoni një avokat që te rregullojë një pajtim të qartë operativ në vend. Edhe nëse gjërat gjithmonë shkojnë siç duhet, është përsëri gjë e mençur që detajet e bashkëpunimit të jenë të shkruara diku.”

“Të kesh dikë në anën tënde, në të mirat dhe të këqijat me ty është aq shpërblyese dhe një lehtësim i vërtetë. Dhe bën gjithçka më të veçantë kur ai person është dikush i afërt.”

(BBC)