A do të lëvizin kosovarët pa viza deri në fundvit? Ja çfarë thotë komisionari Avramopulos

Komisionari i BE-së për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopolus, nuk ka mundur të konfirmojë nëse kosovarët do të lëvizin pa viza deri në fund të këtij viti.

Lajme

18/07/2018 16:47

Ai në konferencën për media ku ka dhënë lajmin e rekomandimit për heqjen e vizave për Kosovën, ka thënë se tashmë vendimi është në duart e Këshillit të Ministrave të BE-së.

Megjithatë ai ka thënë se shpreson që hapat e fundit për heqjen e vizave për kosovarët të kryhen shpejtë, raporton lajmi.net.

Ndryshe pas zyrtarë të institucioneve të Kosovës nuk kanë ngurruar deri më tash të thonë se në fundvit qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm në zonën ‘schengen’.

Një gjë të tillë e kanë thënë edhe kryeministri Haradinaj sot pas takimit të delegacionit të Kosovës me shefen e BE-së, Mogehrini në Bruksel./Lajmi.net/

Lexoni edhe:

Avramopulus jep lajmin historik: Kosova i ka përmbushur kriteret për heqjen e vizave

Thaçi: Lajm historik, presim që deri në fund të vitit të lëvizim pa viza