A do të kemi borë edhe nesër? Këto janë temperaturat
Sot, vendi është përfshirë nga reshje të dendura të borës, ndërsa nesër pritet që këso reshje të pakësohen.

Lajme
Do të mbajë mot i vranët dhe me reshje të dobëta bore, kryesisht në orët e para të ditës së shtune.
Gjatë ditës do të mbajë mot i vranët.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 0 deri 1 gradë Celsius.
Shtypja atmosferike do të shënoj ngritje të lehtë. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-5m/s.