A do ta formojë Kosova ushtrinë më 28 nëntor? Kjo është përgjigja që Haradinaj u dha gazetarëve serbë
Formimi i Ushtrisë së Kosovës po vazhdon të jetë temë kryesore e skenës politike në Serbi.
Lajme
Madje atje po druhen se Prishtina mund ta formojë ushtrinë pikërisht më 28 nëntor, datën e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, transmeton lajmi.net.
Pikërisht për këtë çështje, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është pyetur sot në Vjenë nga gazetarët serbë.
E Haradinaj u kujdes që të njëjtës pyetje t’i shmanget në mënyrë diplomatike.
“Nuk e kuptoj pyetjen. Më vjen keq”, iu përgjigj Haradinaj gazetarëve serbë.
Ndryshe, Haradinaj po qëndron për një vizitë zyrtare në kryeqytetin austriak në kuadër të punimeve të Forumit Ekonomik.
Ai sot është takuar edhe me kryeministrat e Ballkanit me ftesë të kancelarit austriak./Lajmi.net/