80 vjeçarja shokon të pranishmit me ‘Salsa’, shkon në finale të ‘Britain’s Got Talent’ (Video)

"Nëse doni të arrini diçka, ju mund ta arrini atë," kjo është moto e çiftit që ka mahnitur jurinë dhe publikun e Britain's Got Talent.

ShowBiz

12/04/2017 14:32

Paddy, e cila do të mbushte 80 vjeç, së bashku me partnerin e saj Nikon, u mirëpritën në skenën e Britain’s Got Talent me duartrokitje të shumta.

Të gjithë në fillim dyshuan se çifti do të mund të bënte diçka, për shkak që djaloshi kishte në duar një plakë 80 vjeçare, e për të gjithë ishte e paimagjinueshme vallëzimi drastik i saj, shkruan lajmi.net

Madje, njëri nga anëtarët e jurisë, në njëfarë forme e përbuzi gruan Paddy, duke e pyetur për marrëdhënien e saj me Nikon. Fytyra e saj u prish në atë çast, mirëpo nuk u dorëzuan.

Ata filluan të vallëzonin Salsa, ngadalë, dhe me këtë rast, njëri anëtar i jurisë i refuzoi për shkak që nuk i pëlqeu, por në fund ju kërkoi falje, ngase në atë çast, çifti filloi të kërcejë shpejt, dhe mori gjithë vëmendjen e publikut, i cili qëndronte i trembur, pothuajse në këmbë, duke pritur se ç’do të ndodhte.

Ata dhe juria u mahnitën nga performanca e tyre dhe kjo bëri që në fund, Amanda, njëra anëtare e jurisë, të shtypë butonin final, ku do t’i përcjellte drejt e në gjysmë finale.

Performanca e tyre do të ju lë pa fjalë, shikojeni. /Lajmi.net/

YouTube player