8 persona të dyshuar si logjistikë e grupit të Kumanovës (VIDEO)

Tetë persona të dyshuar për përkrahje logjistike për rastin e sulmit në postën kufitare policore Goshincë dhe sulmin në Lagjen e Trimave në Kumanovë sot dolën para gjykatës penale.

Lajme

19/04/2016 17:18

Ky grup u arrestua gjatë aksionit policor “Vetëtima”, që u kry gjatë tetorit të vitit të kaluar, me dyshimin se grupi ishte logjistikë e grupit të Kumanovës. Prokuroria akuzon se ky grup nuk ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në sulmin në Goshincë dhe në ngjarjet e 9 dhe 10 majit në Kumanovë, por vetëm se ka pasur kontakte direkte dhe telefonike me grupin e Kumanovës, duke i dhënë mbështetje logjistike.

Të dyshuarit janë nga fshatrat Hotël, Mateç, Haraçinë dhe Brezë. Avokatja mbrojtëse, Artene Ademi tha se personat e dyshuar janë të pafajshëm dhe se nuk ka bazë për akuzat e ngritura ndaj tyre, raport i TV21 në Shkup.

YouTube player