7 kartelet më famëkeqe të drogës në Meksikë
Lufta kundër karteleve të drogës në Meksikë, projekt që filloi në dhjetor të vitit 2006 nga presidenti Felipe Calderon, tashmë është në vitin e saj të tetë. Në një seri të madhe konfliktesh, në mes të ushtrisë dhe karteleve të drogës, vetëm në periudhën kohore 2006-2012 ka lënë të vdekur mbi 60 mijë persona, e shumë të tjerë ende janë të zhdukur, pasi që shumica konsiderohen se janë rrëmbyer.
Bota
Business Insider shkruan për 7 kartelet më të mëdha të drogës në Meksikë, të cilat për vite të tëra, përveç se kanë trafikuar drogë për në SHBA, kanë ushtruar edhe një brutalitet të madh, duke lënë shumë persona të vdekur, transmeton lajmi.net.
Ja cilat janë 7 kartelet e drogës më të fuqishme dhe më të rrezikshme të Meksikës:
Karteli Sinaloa
Karteli Sinaloa është organizata e trafikimit të drogës më e fuqishmja në hemisferën Perëndimore. Ky kartel nuk ka hierarki të përcaktuar, por se në vend të kësaj, ajo funksionon si konfederatë e grupeve të cilët janë të lidhur përmes gjakut, martesave apo dhe marrëdhënieve rajonale. Ky kartel nuk ka një lider dhe organizon operacione fleksiblie dhe në këtë mënyrë ka arritur që të jetë aktive në 17 shtete të Meksikës dhe në disa shtete të SHBA-ve por që kohët e fundit po pretendojnë që të futen edhe në tregun e Australisë. Sidoqoftë, njëri prej seksioneve të rëndësishme të këtij grupi, Organizata Beltran Leyva u nda nga ky kartel në vitin 2008 dhe filloj luftën kundër Sinaloa-s. Gjithashtu, një humbje të madhe ky kartel e pati në fillim të këtij viti, kur Chapo Guzman, njëri prej arkitetëve të këtij karteli u arrestua.
Organizata Beltran Leyva (BLO)
BLO u formua fillimisht nga katër vëllezër, si pjesë e Kartelit Sinaloa, dhe të cilët merreshin kryesisht me kultivimin e marihuanës dhe lulëkuqes. Në vitin 2008 BLO u nda dhunshëm nga Sinaloa dhe ky konflikt pothuajse shkatërroi plotësoisht BLO-në, dhe për këtë gjë ata filluan një aleancë me Los Zetas, Knights Tempal dhe me Kartelin Juarez në përpjekje për të goditur Kartelin Sinaloa. Në tetor të këtij viti, Hector Betran Leyva, i fundit nga katër vëllëzërit që formuan këtë organizatë u arrestua, dhe gjendja në këtë kartel është e rëndë, për shkak të fushatës së madhe të arrestimeve të krerëve të saj.
Karteli Juarez
Karteli Juarez është karteli më i vjetër i trafikimit të drogës në Meksikë, e cila fillimet e saj i ka prej viteve 1980. Aktivitetet e këtij grupi fillimisht ishte trafikimi i narkotivëve, por me kalimin e kohës ata filluan edhe të trafikonin njerëz, kidnapime dhe marrje haraçi. Qyteti ky bazohej ky kartel, Juarez, prej nga e ka marrë emrin, është një pikë strategjike e korridorit që lidh Meksikën me SHBA-në. Por, në vitin 2004 Juarez së bashku me BLO dhe Zetas filluan luftën kundër kartelit Sinaloa, me ç’rast humbën edhe kontrollin e qytetit të tyre, Juarez.
Sot, Karteli Juarez e ka të vështirë t’i bëjë konkurrencë Sinaloas dhe se ky kartel po përballet me arrestime të shumta të liderëve të saj.
The Knights Templar
Knights Templar është një grup relativisht i ri, i formuar në vitin 2010 nga Servando Gomez Martinez, i cili më parë ka qenë anëtarë i grupit La Familia Michoacana, por që la këtë grup, kur lideri i saj u vra. Njëjtë sikurse La Familia, The Knights Templar, përdorin metoda brutale, duke përfshirë këtu edhe vrasjet. Ata metodat e tyre i quaj si “vetëmbrojtje” për popullësinë indigjene të shtetit të Michoacana-s. Por, revolta qytetare dhe sanksionet nga autoritetet e Meksikës, ka bërë që Knights Templar të detyrohen që të largohen nga disa qytete të rëndësishme që ata i zotëronin. E këtë gjë e kanë ndihmuar edhe kartelet rivale, të cilat kanë shfrytëzuar këtë moment, për të dobësuar këtë kartel rival.
Karteli i Gulf (Gjirit)
Karteli i Gjirit, është formuar në lindje të Meksikës kryesisht në shtetet të cilat janë pjesë e Gjirit dhe ka filluar që të ketë sukses në vitet 1984 pasi që kishte partneritet me kartelin kolumbian Cali. Kur ky kartel arriti të kishte fonde të mëdha dhe të organizonte operacione shumë të mëdha, asaj iu bashkua në aleancë edhe Los Zeta, që tashmë është ndarë nga ajo dhe i ka shpallur luftë. Në vitin 2010, Zetas arritën që t’i marrin disa pjesë të territorit në shtetin e Tamaulipas dhe po ashtu Karteli i Gjirit është dobësuar kohëve të fundit, për shkak se një numër i madh i liderëve të saj janë arrestuar. Por, pavarësisht kësaj, ky kartel akoma ka nën kontroll korridore që lidhin SHBA-në me Meksikën në kufi me Teksasin dhe se aleanca me Sinaloa-t i ka mundësuar që të luftojë edhe Zetas.
Los Zetas
Los Zetas është i njohur si grupi më brutal në Meksikë. Organizata është formuar në vitet e 90-ta, ku ata vepronin si sigurim privat i Kartelit të Gjirit. Por, në vitin 2010 ata u shkëputën nga ky kartel, dhe pasi pothuajse të gjithë liderët e Los Zetas kanë trajnim ushtarak, ka bërë që ky grup të përdorë metodat më brutale kundër rivalëve të tyre. Në vitin 2010 DEA por dhe shteti i Meksikës e ka shpallur këtë grup, si armikun kryesor të shtetit. Sot, ky grup, përveç trafikimit të drogës merret edhe me prostitucionin e fëmijëve si dhe me vjedhjen e naftës.
Karteli i Tijuana-s
Gjatë viteve 90 deri në fillim të 2000-ës, Karteli i Tijuanas – i njohur edhe si Arellano Felix- ka qenë njëri prej grupeve kriminale më të fuqishme dhe më mirë të organizuara në Meksikë. Ajo ka kontrolluar të gjitha korridoret në shtetin e Tijuanas që çojnë në SHBA. Sot, kjo organizatë, nuk ka këtë nam, pasi që një seri e arrestimeve ka bërë që ajo të humb shumicën e lidershipit të saj. Në vitin 2013, njëri prej vëllezërve të kreut të këtij grupi ishte vrarë gjatë një ndeje dhe po atë vit edhe lideri i saj u arrestua. Mungesa e lidershipit por dhe forcimi i Kartelit të Sinaloas ka bërë që Karteli i Tijuanas të dobësohet dhe të humbas kontrollin e qyteteve që kishte më parë, shkruan BI, transmeton lajmi.net.