6 gjërat që e shkatërrojnë jetën tuaj seksuale

Shpeshherë kur marrëdhënia juaj seksuale shkon përtej pasionit, mbajtja e ekuilibrit mund të jetë shumë delikate.

Lifestyle

09/02/2016 22:18

Këto janë disa arsye të çuditshme që mund ta shkatërrojnë jetën tuaj seksuale, transmeton lajmi.net.

Lajmi.net sjellë pë ju 6 gjërat që shkatërrojnë jetën tuaj seksuale:

Ndjenja e dobët e të nuhaturit

Era juaj luan një rol të rëndësishëm në njohjen e parterit tuaj, gjithashtu ndikon në sjelljet seksuale.
Një studim në Universitetin e Gothenburg në Suedi zbuloi se njerëzit që nuk kanë ndjenjën e nuhatjes kanë pasur më shumë probleme seksuale sesa ata me një funksion normal.

Mbajtja e dietës

Humbja e peshës shumë shpejt vë stresin në trup, që gjë bënë të kesh mosmarrëveshje me partnerin.
Humbja në më shumë se 10 për qind e peshës tuaj shumë shpejt mund të bëjë që trupi juaj të mos ketë interes seksual.

Taket e larta

Ato mund të duken shumë seksi, por vajzat me take të larta bëjnë më pak seks, dhe janë më me pak kënaqësi.
Dr. Eden Fromberg, një gjinekolog në Nju Jork, thotë se mbajtja e këpucëve me take detyron muskujt tuaj të shtyhen përpara, dhe trupi të mbajë qëndrim të drejtë.Veshja me take të larta gjatë gjithë ditës mund të ndikojë në orgazmën e një gruaje.

Puna në zyre

Puna që bëni ulur në karrige ka potenciale shumë negative tek orgazma e një gruaje. Ulja në karrige me orë të tëra, mund të ndikojë tek sinjalet nervore, dhe krijon probleme në kënaqësitë seksuale.
Trupi është projektuar për të lëvizur vazhdimisht, kështu që sa më aktiv të jeni aq më efektive do të jetë lidhja juaj seksuale.

Udhëtimet me biçikletë

Burrat të cilët ushtrojnë rregullisht kanë një 70 për qind mundësi për të reduktuar rrezikun e disfunksionit erotik në krahasim me njerëzit që nuk bëjnë, por çiklistët kanë më shumë potenciale ta vuajnë këtë. Koha kur jeni mbi biçikletë zvogëlon rrjedhjen e gjakut në penis, kështu që mundësitë për seks janë më të vogla.

 Këmbët e ftohta

Gratë kanë nevojë t’i kenë këmbët e ngrohta nëse duan të fitojnë orgazmë.
Hulumtuesit zbuluan se 80 përqind e femrave ishin në gjendje për të arritur orgazmën kur kishin mbathur çorape, në krahasim me 50 për qind të tyre kur ishin zbathur.
Këmbët luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e temperaturës së trupit, duke rregulluar klimën e brendshme në mendje dhe trup për tu relaksuar dhe për tu liruar nga orgazma./ Lajmi.net