5 ushqimet që frenojnë plakjen dhe ju bëjnë të dukeni 10 vjet më të rinj

Të sfidosh vitet dhe të dukeni më të rinj nga ç’jeni në të vërtë duket si një ëndërr e pamundur, ose thjesht një ëndërr që duhet t’i besoni me patjetër kirugjisë plastike.

Lifestyle

06/06/2017 08:53

Por para se ta bëni këtë, hidheni shikimin tek nëna Natyrë dhe tek produktet e saj të mrekulleshme që jo vetëm fshijnë hijet e viteve, por ndimojnë të qëndroni të shëndetshëm dhe të freskët.

Këto janë pesë ushqimet që luftojnë moshën dhe ju bëjnë të dukeni 10 vjet më të rinj:

1.Agrumet: Tashmë e keni ëmsuar që agrumet janë burimi kryesor i vitaminës C, por jo vetëm. Qitroja, portokalli, mandarina dhe limoni përmbajnë gjithashtu vlera të tjera ushqyese ku ndër më kyesorët përmendim acidin folik dhe antioksidantët. Këta përbërës ulin kolesterolin e lartë dhe acidin urik në gjak, parandalojnë oksidimin e venave të gjakut dhe mbrojnë zemrën.

2.Domatet: Domatet janë ndër perimet që nuk duhet të mungojnë kurrë në tryezën tuaj. Janë të pasura me vitaminë A , vitaminë C dhe acid folik. Licopeni është antioksidanti më i fuqishëm që gjendet tek domatja dhe mbron lëkurën nga rrezet ultravjollcë dhe mbron organizmin nga infeksionet e ndryshme.

3.Hudhra: Hudhra mund të mos ketë aromën e trëndafilit, por vlerat e saj ushqyese janë aq të ëmdha sa nuk mund ta merrni me mend. Ka veti anti-bakeriale dhe anti-inflamatore që përmirësojnë qarkullimin e gjakut, luftojnë plakjen e parakohshme dhe ulin rrezikun e prekjes nga tumore të caktuara.

 

 

4.Çokollata e zezë: Me siguri dashamirësve të çokollatës së zezë do t’ju pëlqejë ky lajm dhe gjetën justifikimin perfekt ëpr të ngrënë akoma më shumë. Çokollata e zezë mbron lëkurën nga veprimi i radikaleve të lira dhe rrezeve të dëmshme të diellit, si dhe e hidraton atë.

5.Karotat: Edhe pse është fund ii sezonit të tyre, karotat janë shumë të ushqyeshme për trupin, mendjen dhe lëkurën. Beta-karoteni që gjendet tek karota mbron retinën e syrit nga dëmet e ndryshme dhe përmirëson shikimin, ndërkohë që edhe trupi përfiton prej dobive të saj pasi ky përbërës mbron lëkurën nga rrezet ultra-vjollcë.