5 gjërat që nuk e keni ditur se mund t’i bëni në Facebook (FOTO)

Facebook është rrjeti social më i famshëm në botë dhe në Kosovë përdoret thuajse nga të gjithë, e sidomos të rinjtë.

Auto & Tek

15/12/2015 11:08

Por, shumica e përdoruesëve të Facebook e përdorin vetëm sa për të kontaktuar me shokë apo shoqe, dhe rrjedhimisht nuk kanë më shumë njohuri për disa gjëra të caktura rreth këtij rrjeti social.

Prandaj, lajmi.net e sjellë për ju listën e 5 gjërave që ju nuk e keni ditur se mund t’i bëni në Facebook.

Kjo është lista:

1) Nëse nuk dëshironi të dëgjoni më nga një ‘Friends’ i juaji, nuk është e nevojshme ta fshini atë nga lista e shokëve tuaj

Nëse një nga lista e shokëve tuaj ju irriton vazhdimisht me postimet e tij/saj, apo thjeshtë nuk dëshironi ta shihni më të dal në ‘News Feed’ tuaj, atëherë mjafton që të shkoni tek profili i tij, të klikoni tek opsion ‘Following’ dhe pastaj të klikoni në nën-opsionin ‘Unfollow’.

Ju ende do ta keni atë person në listën e shokëve tuaj, mirëpo, postimet e tij më nuk do t’i shihni kurrë.

2) “Në Këtë Ditë”

Facebook ua mundëson juve të shikoni se çfarë keni bërë në Facebook në këtë datë, por para disa viteve.

Ju mjafton të shkoni tek ‘Search’ dhe të kërkoni “On This Day”, pastaj klikoni opsionin që ju shfaqet.

Pas klikimit do ju shfaqen të gjitha postimet e juaja që i keni bërë në atë ditë, por para disa viteve.

3) Nëse nuk keni kohë të shikoni një link, atëherë ruajeni atë për më vonë

Edhe këtë opsion ua mundëson Facebook, thjeshtë duke shkuar tek opsioni ‘More’ dhe pastaj duke zgjedhur butonin ‘Saved’.

Pastaj, kurdo që të keni kohë të lirë, ju mund ta shikoni postimin e ruajtur tek opsion ‘Saved’.

4) Fshihni postimet tuaj nga shokë të caktuar

Ky opsion ua mundëson që vetëm disa njerëz të caktuar ta shohin postimin tuaj, ose vetëm disa njerëz të caktuar mos ta shohin postimin tuaj.

Sidoqoftë, për ta aktivizuar këtë opsion, ju duhet të veproni si në fotot më lart.

5) Mos merrni më njoftime nga lojërat si ‘Candy Crush’

/lajmi.net