5 gjërat që duhet t’i dini për vajin e ullirit

Ky vaj ka më shumë veti të mira se sa që mendoni, transmeton lajmi.net.

Lifestyle

19/03/2016 16:55

Zbuloni cilat janë ato.

Vaji i ullirit qëndron (gati) përgjithmonë

Nëse ruhet si duhet, vaji i ullirit mund të zgjasë me vite të tëra. Për të ruajtur shijen, ruajeni vajin e ullirit në një vend të errët dhe të freskët. Nëse fillon të duket i turbullt, mund të kenë ndryshuar vetitë e tij, kështu që merreni një shishe të re.

Ju bën mirë për zemrën

Benefitet për zemrën nga vaji i ullirit përfshin rritjen e HDL-së, ose kolesteroli i mirë. Vaji i ullirit gjithashtu përmban vitaminën E, e cila ndihmon në pastrimin e kolesterolit “të keq” nga organizmi.

Vaji i ullirit mund të ndihmojë në humbje peshe

Si mund të ndihmojë vaji i ullirit me humbjen e peshës? Studiuesit kanë treguar se vaji i ullirit mund t’i zvogëlojë shtrëngimet e stomakut, duke ju bërë më pak të uritur.

Mund të pastrojë fytyrën tuaj

Vaji i ullirit mund të ju mbajë pa puçrra. Pastroni aknet duke përzier 4 lugë gjelle kripë me 3 lugë gjelle vaj ulliri. Këtë masë shpërndajeni në duar dhe lëmojeni fytyrën me to. Mbajeni për një minutë ose dy, dhe pastaj shpëlajeni më ujë të ngrohtë dhe sapun. Aplikojeni çdo ditë për një javë, dhe pastaj dy-tre herë në javë.

E rrit sistemin imunitar

Vaji i ullirit gjithashtu lidhet me rritjen e imunitetit dhe i ndihmon trupit të marrë kemikalet nga ushqime të tjera./lajmi.net