45-vjeçari rrah brutalisht djalin e tij, arrestohet

Një 45-vjeçar ka rrahur brutalisht djalin e tij 19-vjeçar duke i shkaktuar fraktura në trup dhe më pas është larguar nga banesa.

Lajme

01/05/2016 19:46

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në lagjen “1 Maji” në Vlorë, ndërsa 45-vjeçar Armando H. u arrestua sot.

Burime zyrtare nga policia e Vlorës bëjnë me dije se dhuna ka nisur pas një konflikti për motive të dobëta mes babait dhe djalit, shkruan syri.

Gjatë hetimeve të kryera, rezultoi se Armando H. ishte person i shpallur në kërkim, i dënuar me 1 vit burg për veprën penale “dhunë në familje”, shtojnë të njëjtat burime.