4 zgjidhje të thjeshta për sy të kuq dhe të lodhur

Koha e shpenzuar në kompjuter është duke bërë një ndikim mjaft të madh në sytë tuaj.

Lifestyle

05/01/2015 21:28

Një studim i publikuar kohët e fundit në JAMA konfirmon se të qëndrosh para monitorit 7 orë apo më shumë në ditë i bën sytë të ndjehen të lodhur dhe të kuq.

Thatësia dhe dhimbja e syve vijnë gjithashtu më pas, duke krijuar situata që shkaktojnë edhe probleme në shikim, thotë Deeba Chaudri, një optometriste në New York, transmeton Lajmi.net.

Këshilla e saj për një përdorim më të sigurt të ekraneve është kjo:

1. Mbajeni pjesën e lartë të monitorit të kompjuterit tuaj një inç më poshtë se linja juaj e syve. Në këtë mënyrë muskujt tuaj të syrit nuk kanë nevojë që të punojnë vazhdimisht për të lëvizur poshtë-lartë.

2. Pozita e monitorit duhet të jetë larg nga trupi juaj me një gjatësi sa të krahut. Çdo centimetër më afër monitorit do të ndikojë që sytë tuaj të lodhen më shumë.

3. Shiko 20 metra larg për 20 sekonda çdo 20 minuta për t’i relaksuar sytë.

4. Ndriçojeni hapësirën e dhomës tuaj të punës me një llambë 60-vat pasi që kjo është më e lehtë për sytë tuaj se drita fluoreshente dhe redukton lodhjen e syve.