4 dallimet në mes të epshit dhe dashurisë së vërtetë

Dashuria dhe epshi gjejnë rrugën e tyre për tek ne në mënyra nganjëherë të paparashikueshme. Këto dy ndjenja mund të ndjehen shumë njëjtë kur jeni në lidhje me dikë, por ka disa dallime përcaktuese mes të dyjave që duhet t’i dini.

Lifestyle

02/11/2015 20:24

1. Kur je në dashuri, jeta përjetohet më ndryshe
Por kur keni vetëm epsh, jeta mund të jetë më e vështirë. Marrëdhënia mund të duket e mirë në fillim, por më pas mund të zbehet dhe të venitet. Kurse dashuria sjellë një vendosmëri në jetë.

2. Kur jeni në dashuri, ju e shihni të ardhmen së bashku
Por ku ndjeni vetëm epsh, e ardhmja vështirë se iu bie ndërmend, dhe kur mendoni për të ardhmen, rrallë se e përfshini atë në të. Ju duhet të provoni të jetoni së bashku, për të parë se si funksionojnë gjërat. Kurse kur jeni të dashuruar, të planifikosh të ardhmen pa personin që e dashuroni është e pamundur, transmeton lajmi.net.

3. Kur jeni në dashuri ju e pëlqeni me të vërtetë partnerin
Por kur ndjeni vetëm epsh, pëlqimi është më shumë sipërfaqësor – që është më shumë një pëlqim fizik dhe një tërheqje fizike që nuk mund të zgjasë. Kurse dashuria zgjatë!

4. Kur jeni në dashuri, ju i besoni njëri-tjetrit
Por kur ndjeni vetëm epsh, ju keni dyshime. Marrëdhënia juaj është e bazuar në diçka më materiale dhe ju nuk keni ndonjë emocion të fortë për ta dhe edhe nëse i humbni nuk është ndonjë problem. (lajmi.net)