37 viktima dhe 32 ndërtesa të shkatërruara nga rrëzimi i aeroplanit turk (Video)

Të paktën 37 persona kanë vdekur nga rrëzimi një aeroplani mallrash në një fshat pranë kryeqytetit kirginstansk në Bishkek.

Bota

16/01/2017 11:48

Sipas raporteve të medieve të huaja në mesin e të vdekurve janë edhe katër anëtarë të ekuipazhit.

Shumica e viktimave janë banorët e fshatrave që avioni u rrëzua në mesin e tre edhe 6 fëmijë.

Boing 747 ishte nisur nga Hong Kongu dhe është dashur të ulej në Bishkek dhe më pas të vazhdonte drejtimin drejt Stambollit, transmeton lajmi.net.

Aeroplani u rrezua për shkak të mjegullës se dendur, dhe ra vetëm dy kilometra larg aeroportit.

Gjatë rrëzimit aeroplani shkatërroi 32 ndërtesa.

Në rrjetet sociale janë shfaqur fotografi dhe pamje nga rrëzimi i aeroplanit turk kur ai u rrëzua në zonën e populluar në Kirgistan. /Lajmi.net/