30 nxënës shkojnë në ekskursion në Valbonë, me një furgon 8 vendesh (VIDEO)

Pak vite më parë si pasojë e një aksidenti të rëndë në Himarë, humbën jetën shumë studentë dhe mbeten të plagosur shumë të tjerë.

Lajme

15/05/2016 12:46

Mesa duket ajo ngjarje e rëndë nuk i ka ndërgjegjësuar shoferët e furgonave apo autobusëve, pasi marrin pasagjerë jashtë normales.

Kjo video e filmuar në Valbonë tregon shumë nxënës, mbi 30 që kanë shkuar ekskursion, të cilët kanë hipur në një furgon që mban jo më shumë se 8 veta brenda.

Nxënësit shfaqen duke dalë një e nga një dhe radha nuk ka fund, njëri prej tyre i shqetësuar për këtë e ka pyetur shoferin sesa merr furgoni dhe përgjigja e tij është tetë.

YouTube player