3 deri në 5 filxhanë kafe në ditë për të ulur rrezikun nga sulmi në zemër

Njerëzit të cilët pinë tre deri në pesë filxhanë kafe në ditë kanë më pak gjasë që të pësojnë një sulm në zemër, thotë një studim i madh.

Lifestyle

05/03/2015 19:22

Pavarësisht shqetësimeve të mëparshme rreth rritjes së mundshme të një sëmundje në zemër të lidhur me të konsumuarit kafe, një meta-analizë e kohëve të fundit e 36 studimeve tregoi se konsumimi i moderuar i kafesë ishte i lidhur me një rrezik të zvogëluar të sëmundjes në zemër.

Një ekip ndërkombëtarësh të udhëhequr nga Kangbuk Samsung Hospital, në Seul, përcaktoi për të shqyrtuar lidhjet në mes të konsumit të kafesë dhe pranisë së kalciumit të arterieve koronare, transmeton Lajmi.net.

Kalciumi i arterieve koronare është një tregues i hershëm i arteriosklerozës koronare – një gjendje potencialisht serioze ku arteriet bëhen të bllokuara nga substancat yndyrore të njohura si pllaka apo atheroma dhe të cilat mund të shkaktojnë që arteriet të kaliten dhe të ngushtohen, duke çuar në mpiksjen e gjakut që mund të shkaktojë një sulm në zemër apo në tru.

Hulumtuesit analizuan të dhënat e personave që pinë kafe dhe atyre që nuk pinë. Ata zbuluan se prevalenca e detektueshme e CAC ishte 13.4% në mesin e të gjithë njerëzve ku konsumi mesatar ishte 1,8 gota në ditë, transmeton Lajmi.net.

Raportet e kalciumit ishin 0.77 për njerëzit të cilët kishin pirë më pak se një filxhan kafe në ditë, 0.66 për ata që kishin pirë një deri në tre filxhanë në ditë, 0.59 për ata që kishin pirë tre deri në pesë dhe 0.81 për ata të kishin pirë të paktën pesë apo më shumë filxhanë kafe në ditë çdo ditë krahasuar me ata të cilët nuk kishin pirë fare.

Pjesëmarrësit të cilët kishin pirë 3 deri në 5 filxhanë kafe në ditë ishin më pak të rrezikuar nga bllokimi i arterieve dhe nga ndonjë sulm në zemër apo tru, gjetën studiuesit.