“26% e amerikanëve nuk besojnë në Zot”

Ja një pyetje e thjeshtë: Sa amerikanë nuk besojnë në Zot?

Fun

23/08/2017 08:29

Dy nga firmat më të respektuara në Amerikë, Pew dhe Gallup kanë ardhur në një përfundim të ngjajshëm. Rreth 10% e amerikanëve thonë se nuk besojnë në Zot dhe kjo shifër përgjatë dekadave ngadalë është zvarritur.

Por ndoshta kjo nuk është e gjithë historia. Psikologët e Universitetit, Will Gervais dhe Maxine Najle kanë dyshuar për një kohë të gjatë se shumë ateistë nuk shfaqen fare në këto sondazhe, shkruan vox.com, transmeton lajmi.net

Arsyeja qëndron pikërisht se në shoqërinë tonë gjithnjë e më laike, njerëzit turpërohen rreth mosbesimit në Zot.

Pra, kur një i huaj që kryen një sondazh e parashtron këtë pyetje, mund të jetë e pakëndshme për shumë njerëz që të përgjigjen në mënyrë të sinqertë.

Gervais dhe Najle kohët e fundit kanë zhvilluar një analizë të re mbi prevalancën e ateistëve në Amerikë. Dhe kanë përfunduar se numri i njerëzve që nuk besojnë në Zot mund të jetë dyfishi që llogaritet nga këto kompani votimi.

‘’Ka shumë ateistë ‘në dollap’, thotë Gervais. ‘’Dhe…nëse ata do ta dinin se ka shumë njerëz si ata, kjo mund të nxisë më shumë tolerancë.’’

Qendra Kërkimore ‘Pew’ ka zbuluar se vetëm rreth 3% e amerikanëve e pranojnë pa hezitim se janë ateistë. Pew gjeti gjithashtu se 9% thonë se nuk besojnë në Zot apo në një frymë universale (që tregon se nuk mund të besosh në Zot por mund të jetë akoma e pakëndshme për ta quajtur veten ateist- sepse ky term nënkupton një identitet të fortë personal dhe një refuzim të plotë të ritualeve fetare.)

Gallup gjithashtu në kërkimin e bërë në vitin 2016, 10% e të anketuarve e kanë pranuar se nuk besojnë në Zot.

E çuditshme në këtë rreth është se pas shumë studimeve, shumica e njerëzve (madje edhe ateistët) besojnë se ateistët janë më pak të moralshëm.

Pavarësisht se në testimet që kanë bërë, shifra e amerikanëve që nuk besojnë në Zot ka qenë 10%, megjithatë kompanitë vlerësojnë se rreth 26% e amerikanëve nuk besojnë në Zot. ‘’Sipas mostrave tona, rreth 1 në 3 ateistë në vendin tonë nuk ndihet rehat duke zbuluar mungesën e besimit të tij’’, shpjegon Neil. /Lajmi.net/