22 kg marihuanë në makinë, arrestohet shqiptari

Policia greke ka ndaluar një automjet, i cili ishte mbushur me drogë e që drejtohej nga një shtetas shqiptar. Sipas burimeve policore, makina po tentonte të kalonte pikën kufitare të Kakavijës.

Lajme

12/06/2016 10:55

 

Mediat greke shkruajnë se automjeti me targa shqiptare drejtohej nga një 29-vjeçar, dhe gjatë kontrollit policor iu gjetën të fshehur në makinë 40 pako me 22 kilogramë marihuanë, 300 euro dhe 2 celularë.

Bëhet e ditur se mjeti  u ndalua në vendin e quajtur “Kallpaq”, pak kilometra nga dogana. Ndërkohë, ditën e djeshme ne Kostur u kapën nënë e bijë nga Greqia, të cilat kishin marrë në kufirin greko-shqiptar një sasi pre 5 kilogramë marihuanë.