21-vjeçari shqiptar dëbohet nga Italia, konsiderohet si i rrezikshëm

Një 21 vjeçar shqiptar do të depërtohet nga autoritetet italiane të Peruxhias në drejtim të Shqipërisë.

Lajme

30/04/2016 23:53

Agjencia italiane e lajmeve ANSA, shkruan se i riu shqiptar jetonte bashkë me familjen në Castiglione del Lago që prej vitit 2004.

Ai akuzohet për krime të ndryshme, në total 11 vepra penale, të kryera në zonën e Trasimeno-s.

Për këtë arsye, Zyra e Emigracionit u ka kërkuar karabinierëve që të përgatisin urdhrin e dëbimit të të riut në Shqipëri për rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Shqiptari ishte drejtuesi i një bande të rinjsh që merreshin me vepra të ndryshme kriminale.