18-vjeçari sulmon me thikë shokët e klasës, njëri prej tyre humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku një  djalë 18-vjeçar goditi dy shokë të klasës.

Bota

28/09/2017 10:04

Ngjarja ka ndodhur gjatë orës së mësimit të historisë, në një shkollë të mesme në Bronx në Nju Jork. Një djalë 15-vjeçar vdiq dhe tjetri, i cili është  16-vjeç, është në gjendje të rëndë.

E ndërsa rreth njëzet fëmijë ishin dëshmitarë të vrasjes. Nga mediat e huaja mësohet se agresori ia dorëzoi armën e përgjakshme një nëpunësi të shkollës dhe shkoi në  zyrën e sekretarit, ku  priti policinë që të mbërrinte.