140 shtetas maqedonas gjenden në Siri dhe Irak

Rreth 140 shtetas të Maqedonisë supozohet se janë në Siri dhe Irak, por jo te gjithë përkrah Shtetit Islamik. Raportohet se vetëm 20 prej tyre janë në zonat e luftës.

Lajme

08/05/2016 20:59

Ka edhe të tillë që duan të kthehen, por ndryshimet e Kodit Penal, ku parashikohen dënime për ata që rekrutojnë dhe marrin pjesë në luftëra jashtë shtetit, ndikojnë që të rinjtë të hezitojnë të kthehen në vend.

E nga ekspertet, dënimet me burg nuk janë zgjedhje për tejkalimin e kësaj zgjedhje dhe kthimin e shumë prej tyre.

Tani për tani, në Maqedoni autoritetet janë duke zhvilluar proces gjyqësor kundër 11 personave, të cilët akuzohet se kanë rekrutuar qytetarë dhe kanë marrë pjesë në luftërat e Sirisë.