12 milionë për Capital T dhe Majk

Dyshja Capital T dhe Majk një muaj më parë bashkuan forcat për një duet.

ShowBiz

03/04/2018 10:46

Bëhet fjalë për projektin “Pasha Jetën”, këngë e cila ka rezultuar shumë e suksesshme, shkruan lajmi.net.

Duke qenë aktualisht ndër këngët më të dëgjuara në  vend, “Pasha Jetën” ka arritur edhe një sukses të ri.

Majk dhe Capital T kanë njoftuar se projekti i tyre tashmë ka kaluar shifrën prej 12 milionë klikimeve në kanalin YouTube.

Kujtojmë që dyshja kanë bashkëpunuar edhe më herët, “Asnjoni” është kënga e lansuar pesë vite më parë. /Lajmi.net/

YouTube player