Mariq: Dialogu Prishtinë-Beograd, i pazëvendësueshëm

Koordinatori i Asociacionit të Komunave Serbe dhe njëherit ministër i Pushtetit Lokal, Lubomir Mariq tha sot në prag të rinisjes së bisedimeve në Bruksel se dialogu është i pazëvendësueshëm.

Lajme

26/01/2016 13:07

“Të dy palët janë të angazhuar për zbatimin e këtyre marrëveshjeve dhe deri më sot kemi parë se qeveria serbe është e angazhuar për procesin e dialogut dhe për të  kryer çdo gjë është rënë dakord”, tha Mariq  për RTS, njofton Klan Kosova.

Beogradi, sipas tij, pret zbatimin e këtyre marrëveshjeve  nga përfaqësuesit politikë të Prishtinës dhe miratimin e dekretit të Asociacionit dhe më në fund të fillojnë procesin në sistemin e Kosovës. “Dialogu nuk ka zëvendësim, gjashtë pikat e para ende qëndrojnë si një detyrim nga Traktati i parë  në Bruksel. Ky dekret është menduar të hyjë në fuqi më 26 gusht”, tha Mariq për RTS, përcjellë Klan Kosova.

Mariq gjithashtu tha se procesi kundër udhëheqësit të Iniciativës Qytetare SDP ,Oliver Ivanoviq, nuk është një proces që është duke u zhvilluar kundër tij, sepse serbët në Kosovë janë duke e  parë si një proces kundër popullit serb. “Këtu kemi një proces politik i cili dërgon një mesazh shumë negativ për të gjithë serbët,” ka thotë Mariq.

Ai gjithashtu tha se  shpreson se në procesin e apelit do të vendoset drejtësia. “Çfarë po ndodh me Ivanoviqin do t’i bëjë edhe më të vështira takimet në Bruksel dhe takimet që ne si përfaqësuesit politikë të serbëve  i zhvillojmë çdo ditë  prej momentit kur është shqiptuar ky aktgjykim.”tha Mariq.