10 lloje të shqiponjave rrezikohen të zhduken

Në, Shqipëri, tokën e shqiponjave,  10 lloje shqiponjash janë në rrezik zhdukje.

Lajme

25/04/2016 18:52

Disa prej tyre janë: Shqiponja perandorake, Shqiponja bisht bardhë, Shqiponja e artë, etj.

Kjo shihet në listën e kafshëve të egra në rrezik, ku gjithsej janë 170 lloje shpendësh, që do të kenë mbrojtje të veçantë.

Listë kjo e ministrisë së Mjedisit, që është publikuar sot në Fletoren zyrtare.

Më herët, MM ka zgjatur moratoriumin për mbrojtjen e shpendëve, shumë prej të cilëve ishin drejt zhdukjes në vendin tonë.