10 frutat dhe perimet që hidratojnë trupin

Për këtë arsye po listojmë 10 produkte ushqimore, fruta dhe perime të shëndetshëm me përmbajtje të lartë uji, me konsumimin e të cilave arrijmë të mbajmë trupin tonë sa më të hidratuar, duke shmangur kështu edhe shumë probleme shëndetësore

Lifestyle

05/05/2017 16:40

Konsumimi i sa më shumë uji është përveçse një zakon i mirë, edhe një zakon i shëndetshëm. Sipas studimeve të ndryshme vlerësohet se gratë duhet të konsumojnë 2 litër ujë në ditë, ndërsa për meshkujt kuota ditore rritet deri në 2 litër e gjysmë.

Gjatë një vakti të ekuilibruar ushqimor, furnizimi me ujë sigurohet përmes frutave dhe perimeve (përbërja e të cilave është 80-90% ujë).

Për të qenë sa më të saktë, sasia e ujit e domosdoshme për një person të rritur, pesha e të cilit është 70 kg nevojiten 500/900 ml ujë që vjen përmes konsumimit të ushqimeve, rreth 800/1500 ml nga pirja e ujit dhe 300 ml të tjera të prodhuara në mënyrë të natyrshme nga metabolizmi ynë, shkruan Gazeta Mapo, trasnmeton lajmi.net.

Ndaj është e rekomandueshme që të konsumohet të paktën 1500 ml ujë, të paktën përmes konsumimit të 5 vakteve fruta dhe perime në ditë. Për këtë arsye po listojmë 10 produkte ushqimore, fruta dhe perime të shëndetshme me përmbajtje të lartë uji, me konsumimin e të cilave arrijmë të mbajmë trupin tonë sa më të hidratuar.

Shalqiri

Brokoli

Karrota

Finoku

Domatja

Luleshtrydhe

Sallata

Papaja

Kastraveci

Qitro. /Lajmi.net/