10 ditë kërkime, përfundojnë me gjetjen e trupave të dy policëve në Lepenc

Sot është gjetur edhe trupi i dytë i pajetë i policit të zhdukur në lumin Lepenc.

Lajme

07/05/2018 19:06

Armend Trena është gjetur rreth 1 kilometër larg vendit ku ishte gjetur trupi i policit të dytë, Malsor Dashi.

Të dy u aksidentuan para gati 10 ditësh në rrugën Kaçanik-Han i Elezit, duke rënë nga 100 metra lartësi në lumin Lepenc, shkruan lajmi.net.

Malsor Dashi u varros të premten, kurse për Armend Trenën kërkimet nuk u ndalën deri sot.

Obduksioni i Trenës do të bëhet nesër në mëngjes, ka konfirmuar për lajmi.net Arsim Gërxhaliu nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Zyrtraët policor ishin në kryerje të detyrës në momentin e aksidentit.

Detajet se si ka ndodhur e gjithë ngjarja ende nuk dihen, pavarëisht se ishte spekuluar se makina kishte pasur defekte.

Një gjë të tillë e kishte mohuar ushtruesi i detyruës së drejtorit të Policisë, Naim Rexha.

Prokuroria Themelore e Ferizajt ka thënë se po pret rezultatet e ekzaminimit të veturës policore me të cilën dy policët dyshohen se dolën nga rruga për të rënë në lum, mbrëmjen e 29 prillit, derisa po ktheheshin nga transportimi i një të dyshuari në arrest-shtëpiak.

Në aksionin 10-ditor kanë qenë të përfshirë trupat e Policisë, njësitet e FSK-së por edhe klube të zhytjes.

Përkundër rritjes së nivelit të ujit me reshjet e shiut dhe të breshërit, të gjitha institucionet mbetën të angazhuara në këtë aksion.

Ngushëllime për policët e vdekur kanë shprehur të gjithë krerët e institucioneve. /Lajmi.net/