​Vuçiq falënderon Hungarinë për mbështetjen

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka falënderuar Hungarinë, siç raportojnë mediat serbe, për mbështetjen e treguar ndaj Serbisë.

Lajme

13/04/2016 17:09

 

Sipas tij, Hungaria as nuk është duke e shantazhuar, e as nuk është duke e limituar Serbinë, transmeton kp.

“Do të ndërtojmë marrëdhëniet me të mira të mundshme me Hungarinë në të ardhmen. Të faleminderit Viktor për mbështetjen që i keni dhënë Serbisë”, i ka thënë Vuçiq homologut të tij nga Hungaria, Viktor Orban, me të cilin vizituan një fabrikë në Serbinë veriore, pranë kufirit me Hungarinë.

Vuçiq ka thënë se Serbia di si t’i mbaj mend miqtë e vërtetë.