​Vazhdojnë protestat në Shkup

Në Shkup edhe sot do të vazhdojnë protestat të cilat janë organizuar nga iniciativa “Protestoj”.

Lajme

25/04/2016 08:11

Protestat të cilat kundërshtojnë vendimin e presidentit Gjorgje Ivanov për të falur politikanët ndaj të cilëve është nisur procedurë gjyqësore, fillojnë sot javën e tretë të protestimit.

Protestuesit po kërkojnë tërheqjen e atij vendimi për falje të Ivanovit, edhe shtyrjen e zgjedhjeve që janë caktuar për 5 qershor, sepse vlerësojnë se nuk janë plotësuar kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike të cilat do të ishin të besueshme nga të gjithë.