​Tragjedi në Kumanovë, ashensori mbyti një fëmijë

Pas 3 orëve të plota zjarrfikësit e njësisë territoriale të Kumanovës dhe shërbimet për mirëmbajtjen e ashensorëve kanë arritur të nxjerrin trupin e pajetë të fëmijës 6 vjeçar.

Lajme

26/06/2016 21:38

Incidenti ka ndodhur sot rreth orës 12, pasi fëmija i vogël momentin që ka dal nga ashensori i ndërtesës ku banonte është tërhequr pas nga dera e ashensorit duke i shkaktuar lëndime të rënda në kokë.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipet e SPB të Kumanovës dhe po hetojnë rastin,ndërsa trupi i pajetë i 6 vjeçarit është dërguar në obduksion.