​Shqiptari var veten me lidhëset e këpucëve në burgun e Romës

50-vjeçari shqiptar është vetëvarur me lidhëset e këpucëve në ambientet e qelisë së tij e në momentin ku gjendej krejtësisht i vetëm.

Lajme

17/06/2016 18:42

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes 16 qershor e sipas policisë së burgut, shqiptari kishte zhvilluar gjatë paradites një takim me familjarët e tij.

50 -vjeçari shqiptar ishte i burgosur me akuzën e grabitjes. Ai punonte për një firmë konfeksionimi kafeje në brendësi të burgut të Rebibbias.

Por vetëm pak ditë më parë kishte vendosur të mos punonte më.

Sipas sindikatës së punonjësve të policisë italiane të burgjeve, i burgosuri shqiptar nuk kishte shfaqur kurrë probleme e ishte një i burgosur model.

Po sipas policisë italiane menjëherë pas vendimit të tij për të mos punuar më, autoritetet e burgut kishin aktivizuar të gjitha procedurat e rastit, duke planifikuar dhe një vizitë psikiatrike për të.