​Pranga 54 vjeçarit, ushtronte dhunë fizike ndaj vajzave dhe gruas së tij

Policia e Matit ka arrestuar një 54 vjeçar pasi ushtronte dhunë ndaj vajzave dhe bashkëshortes së tij, e cila ishte edhe me urdhër mbrojtje.

Lajme

26/05/2016 11:19

Sipas policisë Lutfi Kurtaj, 54 vjeç, banues në Lagjen “Partizani”, Burrel në banesën e tij ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj dy vajzave të tij, A.K, 27 vjeçe, M.K, 18 vjeçe dhe bashkëshortes F.K, 51 vjeçe, ndërkohë kur Gjykata e Shkallës së Parë Mat, kishte lëshuar “Urdhër Mbrojtje”, për bashkëshorten.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Mat për veprat penale “Dhunë në familje”, dhe “Kundërshtim i vendimit të Gjykatës”, parashikuar nga nenet 130/a dhe 321/2 të Kodit Penal.