​PD: Përgjimi i paligjshëm, krimi i krimeve

“Përgjimi i paligjshëm nuk është një nga tenderët e Beqës, apo pazaret e Ahmetajt, që Edi Rama shpreson t’i mbyllë me planin që ka për të kapur e për të vënë nën kontroll çdo prokuror e gjykatës. Nuk është as një nga krimet e shpeshta të Tahirit, që Edi Rama kërkon të mbyllë duke synuar vënien nën urdhrat e tij të drejtësisë. Është më shumë se aferat e tij, se tenderët e paracaktuar, se kulla me qendrën tregtare “Qemal Stafa”. Është krimi më i rëndë i këtyre 3 viteve, krim shtetëror që cenon sigurinë kombëtare, shkel brutalisht Kushtetutën, liritë e të drejtat themelore të njeriut”.

Lajme

19/06/2016 18:53

Kështu u shpreh zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një deklaratë për shtyp paraditen e së dielës.

“Edi Rama ia doli përmes kërcënimeve mafioze ndaj gjykatës të shpëtojë për momentin një nga hallkat e krimit, drejtorin Çako. Por ai nuk do të mundet kurrë të lajë duart nga kjo aferë skandaloze, më e rënda e bilancit të tij të pasur me krim e korrupsion. Partia Demokratike i bën dhe një herë thirrje prokurorisë dhe gjykatave të mos bien pre’ e shantazhit mafioz të Edi Ramës. Përgjimi i paligjshëm është prova e madhe e vendit. Nga kjo varet a do të kemi shtet ligjor apo shtet mafioz brenda shtetit; do të kemi ligj, apo rregullat e mafies në fuqi; do të kemi demokraci e garanci për të drejtat e qytetarëve, apo sundim bande”, shtoi zëdhënësja e PD-së.