​Nga 53 lagje tipike, vetëm 2 shqiptare

Nga 53 komuna në Maqedoni, për të cilat qeveria siguroi lokacione për lagje tipike, vetëm dy janë me popullatë të dominuar shqiptare. Edhe atë komuna e Haraçinës dhe Studeniçanit.

Lajme

30/06/2016 19:38

Pjesa më e madhe e komunave janë në rajonin lindor. Tani për tani nuk ka pasur asnjë informacion me çfarë parimi janë zgjedhur komunat.

Këtyre komunave Ministria e Transportit dhe Lidhjeve do tua përgatis planet urbane të lagjeve tipike, ndërsa koston do ta mbulojë shteti.

Toka në këto komuna do të shitet për një euro metër katror.