​Në Kumanovë, gjendet një trup i pajetë në lumin Pcinja

Mbrëmë në orët e vona në ujërat e lumit Pcinja në fshatin Vojnik të Kumanovës është gjetur trup i pajetë i një femre.

Lajme

17/06/2016 10:52

Peshkatarët të cilët në ato çaste ishin duke peshkuar buzë lumit Pcinja kanë ndier erë të rëndë dhe pasi kanë parë trupin e pajetë kanë njoftuar policinë.

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka ardhur policia dhe me ndihmën e ekipeve të zjarrfikësve kanë nxjerrë trupin e pajetë. Ndërkohë në vendngjarje ka ardhur edhe hetuesi si dhe prokurori publik, kurse trupi i pajetë është dërguar për obduksion.