​Kriza vlon, bisedimet politike të ngrira

Mbetet në pikëpyetje vazhdimi i bisedimeve mes partive politike në Maqedoni. Palët ende nuk kanë caktuar takim të radhës, pas ndërprerjes së të enjtes kur nuk arritën të përafrojnë qëndrimet.

Lajme

19/06/2016 16:24

 

Ndërmjetësit ndërkombëtarë, ambasadorët Xhes Bejli dhe Aivo Orav paralajmëruan nevojën e partive për kohë shtesë, që ti shoshitin çështjet. Megjithatë partitë politike mbeten të betonuara në qëndrimet e tyre, duke mos lëshuar pe, gjë që solli edhe deri te bllokimi i bisedimeve.

Ndërkombëtarët garantues në marrëveshjen politike të Përzhinës presin që palët sërish t’u kthehen bisedimeve, mundësisht me një para marrëveshje e cila do t’i paraprinte takimit të shumëpritur të liderëve të katërshes negociuese.

Ndërsa mbetet pikëpyetje nëse javën që vjen, partitë do të ulen sërish për dialog ashtu siç deklaruan disa prej pjesëmarrësve.