​Banorët e Kumanovës të dëshpëruar nga premtimet boshe

Banorët në lagjet e Kumanovës ka shumë vite që ballafaqohen me infrastrukturë të shkatërruar, pa kanalizim dhe pa rrugë të asfaltuara.

Lajme

02/06/2016 19:03

Banorët e këtyre zonave shprehen të zhgënjyer nga premtimet boshe të politikanëve, të cilët kur ka zgjedhje premtojnë rregullimin e infrastrukturës, por një gjë e tillë nuk ndodh asnjëherë.

Pavarësisht premtimeve, banorët e këtyre lagjeve vazhdojnë të ecin nëpër rrugë me baltë dhe ujëra të zeza, shkruan AM, transmeton KosovaPress.