​20 njerëz ia shkruajnë Obamës statuset nëpër rrjetet sociale

20 persona në Shtëpinë e Bardhë mbajnë profilin e presidentit amerikan Barack Obama nëpër rrjete sociale.

Bota

10/11/2015 21:10

 

“Zyra jonë ka shumë përgjegjësi dhe është gjithmonë në kërkim të mënyrave për të ofruar zërin e presidentit drejtpërdrejt me popullin”, thotë Kori Schulman , i cili është pjesë e ekipit digjital e presidentit që nga viti 2009.

“Ne kemi vendosur një ekuilibër mes prioriteteve presidenciale dhe fleksibilitetit dhe hapjes ndaj komunikimit online me qytetarët për çështjet për të cilat presidenti kujdeset”.

Ekipi mban takime çdo mëngjes për të diskutuar për temat e rëndësishme që Obama mund të flasë duke përdorur rrjetet sociale.