Kreu i Bundestagut: Intergrimi i Shqipërisë varet nga Reforma në Drejtësi
Presidenti i Bundestagut gjerman, Norbert Lammert ka mbërritur sot në Tiranë, në një vizitë zyrtare. Në Aeroportin “Nënë Tereza”, ai është pritur nga Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta dhe ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Hoffman.

Lajme
Nga salla e parlamentit, presidenti i Bundestagut gjerman, ka theksuar dhe një herë se intergrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, kalon nga Reforma në Drejtësi. Nga foltorja e Kuvendit, ai është shprehur dhe se kompromisi është i kusht për ekzistencën e demokracisë.
Në fjalën e tij në parlament, Lammert ka renditur disa hapa pozitive të ndërmarra nga Shqipëria vitet e fundit dhe gjithashtu ka nënvijëzuar edhe tolerancën dhe harmoninë fetare që ekziston në vendin tonë, raporton tvklan.
Pas vizitës në Kuvend, Presidenti Lammert do të takohet Presidentin e Republikës, Bujar Nishani dhe me Kryeministrin Edi Rama./ lajmi.net.