BE: Dialogu gjithëpërfshirës do e rikthejë vendin në rrugë euro-atlantike

Përfaqësuesja e lartë e BE –së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini dhe komisionari Johannes Han, në një deklaratë të përbashkët e kanë vlerësuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë për pezullimin e aktiviteteve politike për zgjedhjet e 5 qershorit, që ka çuar drejt thirrjes së seancës së Kuvendit të Maqedonisë.

Lajme

18/05/2016 19:15

 

Lidhur me këtë vendim, ata kanë deklaruar se është mundësi e mirë për vendin që të adresojë një numër të çështjeve serioze, të ngritura në krizën e zgjatur politike në vend.

“Rruga përpara duhet të definohet nga të gjitha partitë politike së bashku, meqë vetëm një dialog i pjekur, gjithëpërfshirja dhe përkushtimi ndaj parimeve demokratike për reformat e domosdoshme dhe zbatimi i tyre do të kthejë vendin në rrugën euro-atlantike”, thuhet në reagimin e tyre.

Sipas tyre, faljet e 12 prillit duhet të tërhiqen pa asnjë shtyrje me qëllim të ruajtjes së parimeve të llogaridhënies, pasi që është parim demokratik që të gjithë qytetarët të jenë të barabartë përpara ligjit, shkruan AM.